Futboll vendor

Munish “politikani” dhe “historiani”: “Franca e ka djalë të vogël Serbinë”

Munish “politikani” dhe “historiani”: “Franca e ka djalë të vogël Serbinë”

Trajneri i futbollit, Ismet Munishi ka folur rreth finales së madhe të Kupës së Botës mes Argjentinës e Francës që do të luhet të dielën, duke shprehur pakënaqësitë e tij me popullin francez. Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, Munishi ka theksuar se Franca ka një lidhje mishërore me Serbinë, madje ka thënë se

Besnik Batusha

Trajneri i futbollit, Ismet Munishi ka folur rreth finales së madhe të Kupës së Botës mes Argjentinës e Francës që do të luhet të dielën, duke shprehur pakënaqësitë e tij me popullin francez.

Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, Munishi ka theksuar se Franca ka një lidhje mishërore me Serbinë, madje ka thënë se Franca e trajton Serbinë si djalë të vogël.

Në bashkëbisedim me inxhinierin kosovar, Ermal Sadiku, i cili para ndeshjes gjysmëfinale mes Francës e Marokut kishte bërë tifo për Francën për shkak se sipas tij Maroku ka lidhje të mira me Serbinë, Munishi e ka sugjeruar atë që të lexoj më shumë histori për ta kuptuar se kush është në të vërtetë Franca.

“Mu hiq nuk më pëlqen Franca, çfarë i ka bërë Franca populli shqiptar, ti bile duhesh me dit si intelektual e djalë i meqëm(i drejtohet Munishi, inxhinierit Sadiku), ti lexo histori pak. A e di se çfarë na kanë bërë neve (kosovarëve). Po sugar e ka Serbinë Franca, Franca e ka djalë të vogël Serbinë dhe kurrë asnjë politikanë nuk ka pasur mundësi të ma shpjegoj këtë lidhje mes Serbisë dhe Francës, këtë lidhje mishërore”, përfundoi Munishi.

Franca arriti ta eliminonte mbrëmë Marokun, për të arritur në finale të Kupës së Botës për të dytin edicion me radhë.

Në finale, Franca do të takohet me Argjentinën. Ndeshja do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.

FrancaMunishiSerbia

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere