Munishi: Më duket që trajneri i Anglisë është emëruar me të njohshëm

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi nuk ka kursyer kritikat për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. “Ky ka qenë një gjysmëlojtari, i ka rrëzu njëherë, ky është figura më tragjike e ka humbë një herë një penallti, ky më duket se ka të ngjofshëm” tha ai duke
I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi nuk ka kursyer kritikat për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate.
“Ky ka qenë një gjysmëlojtari, i ka rrëzu njëherë, ky është figura më tragjike e ka humbë një herë një penallti, ky më duket se ka të ngjofshëm” tha ai duke qeshur.
Munishi po ashtu shtoi se “kombëtarja e 3 luanëve duhet me e pasë një figurë, shumë problem e kisha pas me zgjedh trajner për Anglinë. Bile, me qenë David Beckham në bankë i kish pas hije”..



