Futboll vendor

Pacolli kontakton Xhakën: Nëse FIFA e dënon unë do t’ia paguaj gjobën

Pacolli kontakton Xhakën: Nëse FIFA e dënon unë do t’ia paguaj gjobën

Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur gatishmërinë t’ia paguajë gjobën mesfushorit kosovar të Zvicrës, Granit Xhaka, nëse FIFA vendos ta dënojë atë. Xhaka pas përfundimit të ndeshjes Zvicër – Serbi, të cilën Zvicra e fitoi me rezultatin 3:2, kishte festuar duke veshur fanellën e Ardon Jasharit. Pacolli ka thënë se

Besnik Batusha

Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur gatishmërinë t’ia paguajë gjobën mesfushorit kosovar të Zvicrës, Granit Xhaka, nëse FIFA vendos ta dënojë atë.

Xhaka pas përfundimit të ndeshjes Zvicër – Serbi, të cilën Zvicra e fitoi me rezultatin 3:2, kishte festuar duke veshur fanellën e Ardon Jasharit.

Pacolli ka thënë se e ka kontaktuar Xhakën dhe i ka thënë se do t’ia paguajë gjobën.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

PacolliXhaka

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere