Rrahmani do ta vazhdojë edhe për tre vjet kontratën me Napolin

Amir Rrahmani do ta vazhdojë edhe për tre vjet kontratën me Napolin. Kështu është bërë e ditur të mërkurën nga mediumet italiane. “Qendërmbrojtësi kosovar tashmë është rikuperuar nga lëndimi, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024 dhe do ta vazhdojë edhe për tre vjet tjera”, shkruan raporton “arenanapoli.it”. Rrahmani 28-vjeçar pjesë e Napolit është që
Amir Rrahmani do ta vazhdojë edhe për tre vjet kontratën me Napolin. Kështu është bërë e ditur të mërkurën nga mediumet italiane.
“Qendërmbrojtësi kosovar tashmë është rikuperuar nga lëndimi, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024 dhe do ta vazhdojë edhe për tre vjet tjera”, shkruan raporton “arenanapoli.it”. Rrahmani 28-vjeçar pjesë e Napolit është që prej vitit 2020. Ai vlerësohet kyç në ekipin italian. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 25 milionë euro. Në Serie A, Rrahmani ka luajtur tetë ndeshje, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka tre paraqitje.



