Futboll vendor

Tovërlani për Messin: Dëshiroj të bëhet kampion bote

Tovërlani për Messin: Dëshiroj të bëhet kampion bote

Për Argjentinën, Tovërlani tha se i gjithë ekipi po luan që Lionel Messi të bëhet kampion bote, teksa theksoi se kjo është dëshirë edhe e tij. Në “Duelin Sportiv”, ai tha se Kroacia e ka mesfushën më të mirë, por do të përballen me lojtarin më të mirë në botë. “Vazhdimisht po flasim për Messin

Besnik Batusha

Për Argjentinën, Tovërlani tha se i gjithë ekipi po luan që Lionel Messi të bëhet kampion bote, teksa theksoi se kjo është dëshirë edhe e tij.

Në “Duelin Sportiv”, ai tha se Kroacia e ka mesfushën më të mirë, por do të përballen me lojtarin më të mirë në botë.

“Vazhdimisht po flasim për Messin dhe po duan të luftojnë për Messin, të bëhet kampion bote. Unë do të kisha qejf. Do të jetë e baraspeshuar, një mesfushë më e mirë e kroatëve me një individ më të mirë të Argjentinës”, tha ai.

Tutje, Tovërlani u shpreh se të dyja kombëtaret do të luftojnë deri në fund dhe nuk do të dorëzohen.

“Befasitë mund të jenë të vogla, do të jetë faktor i rëndësishëm, cilës do t’i mungojnë futbollistët. Gjithçka do të jetë një luftë deri në fund. Kroatët nuk dorëzohen, mirëpo nuk u dorëzu as Argjentina”, u shpreh ai.

MessiTovërlani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere