Futboll vendor

Trajneri i Kroacisë ia dedikon suksesin ish-trajnerit të Prishtinës

Trajneri i Kroacisë ia dedikon suksesin ish-trajnerit të Prishtinës

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, ia ka dedikuar suksesin në “Katar 2022” ish-trajnerit kroat Çiro Blazheviq. Blazheviq udhëhoqi Kroacinë drejt medaljes së bronztë më 1998. Blazheviq ishte edhe trajner i skuadrës kosovare, Prishtina, në vitin 1985. Daliqi ka thënë se Blazheviqi ishte ai që filloi të shkruante historinë për Kroacinë. Epo, ja ku është me

Besnik Batusha

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, ia ka dedikuar suksesin në “Katar 2022” ish-trajnerit kroat Çiro Blazheviq.

Blazheviq udhëhoqi Kroacinë drejt medaljes së bronztë më 1998. Blazheviq ishte edhe trajner i skuadrës kosovare, Prishtina, në vitin 1985.

Daliqi ka thënë se Blazheviqi ishte ai që filloi të shkruante historinë për Kroacinë. 

Epo, ja ku është me të vërtetë, bronzi me një shkëlqim të artë, një ndeshje e vështirë. Një medalje për popullin kroat, për të gjithë ata që na ndjekin dhe na duan dhe brohorasin për ne në të gjithë botën. Dy vite, dy medalje, diçka fantastike. Urime të mëdha për lojtarët e mi. Dhe së fundi, këtë fitore ia dedikoj atij që e konceptoi gjithë këtë në vitin 1998. Ky është Miroslav Çiro Blazheviq. Shef, kjo është për ty, ti ke filluar gjithçka”, ka thënë Daliq për HRT-në pas ndeshjes.

Kroacia mposhti Marokun 2:1 në ndeshjen për vendin e tretë. Është sukses i madh i kroatëve, që u futën në këtë turne si nënkampion.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere