Zana Avdiu merr kërcënime të rënda në rrjetet sociale

Avokati Arianit Koci ka publikuar disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu Këto komente janë të frikshme dhe kërcënuese për jetën e Avdiu, derisa në mesin e tyre ka edhe komente të tilla si ‘kemi me ta bë më zi se Hamides’ – duke iu referuar rastit të vrasjes së gruas në
Avokati Arianit Koci ka publikuar disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu
Këto komente janë të frikshme dhe kërcënuese për jetën e Avdiu, derisa në mesin e tyre ka edhe komente të tilla si ‘kemi me ta bë më zi se Hamides’ – duke iu referuar rastit të vrasjes së gruas në QKUK.
“Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu. Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj. Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt”, shkruan fillimisht Koci.
Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar. Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh”.
“Krijohet klimë e linçit publik. Pas kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete. Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet”.
Kujtojmë se aktivistja Zana Avdiu i është nënshtruar një linçimi publik, si pasojë e deklaratës së saj që gjestit të lojtarit Granit Xhaka, në ndeshjen Zvicër -Serbi, iu referua si ‘akt rrugaçërie’.
Derisa për këtë gjë ajo foli edhe në emisionin Favorit që transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin 7, ku kishte një lidhje direkte edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka.




