Futboll vendor

Drita vijon me përgatitje për pranverë, Thaqit i bashkohet në stërvitje edhe ndihmësi i parë

Drita vijon me përgatitje për pranverë, Thaqit i bashkohet në stërvitje edhe ndihmësi i parë

Drita ka vazhduar me përgatitje për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Futbollistët “bardhekaltër” kanë vazhduar edhe sot me seancë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Arsim Thaqi. Thaqit në stërvitje i është bashkuar tanimë edhe ndihmësi i parë, Ardian Latifi, mëson Demokracia.com. Latifi më parë ishte trajner i grupmoshës U17 te klubi gjilanas,

Besnik Batusha

Drita ka vazhduar me përgatitje për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët “bardhekaltër” kanë vazhduar edhe sot me seancë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Arsim Thaqi.

Thaqit në stërvitje i është bashkuar tanimë edhe ndihmësi i parë, Ardian Latifi, mëson Demokracia.com.

Latifi më parë ishte trajner i grupmoshës U17 te klubi gjilanas, teksa në epokën e Arsim Thaqit është emëruar ndihmëstrajner.

Tre herë kampionët e Kosovës kanë nisur përgatitjet para pesë ditësh për t’u përgatitur për stinorin pranveror.

Drita disa ditë më vonë do të udhëtoj drejt Turqisë për pjesën e dytë të përgatitjeve.

Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor si lidere me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, por me goldallim më të dobët.

Arsim ThaqiDrita

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere