Sport Vendor

“TeamLuizi”, futbollistët e Dritës i lyejnë flokët në të bardha – tifozët “shpërthejnë” në komente

“TeamLuizi”, futbollistët e Dritës i lyejnë flokët në të bardha – tifozët “shpërthejnë” në komente

Klubi futbollistik FC Drita, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në Turqi. Ata zhvilluar dy seanca stërvitore dhe nesër (e enjte) do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore, me klubin Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë. E teksa në faqen zyrtare të klubit në Facebook u publikuan disa fotografi nga stërvitjet, pamja e dy

Besnik Batusha

Klubi futbollistik FC Drita, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në Turqi.

Ata zhvilluar dy seanca stërvitore dhe nesër (e enjte) do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore, me klubin Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë.

E teksa në faqen zyrtare të klubit në Facebook u publikuan disa fotografi nga stërvitjet, pamja e dy prej lojtarëve mori vëmendjen e tifozëve.

Përkatësisht lojtarët Hamdi Namani dhe Almir Ajzeraj u vunë në dukje me ndryshimin e tyre të ri në dukje, i cili kishte të bënte me ngjyrën e tyre të flokëve.

Ata i kanë lyer flokët e tyre në të bardha – inspirim që duket se iu ka ardhur nga personazhi më i përfolur i momentit në mediashqiptare, këngëtari Luiz Ejlli.

Ky i fundit hyri me flokë të errëta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, por gjatë rrugës vendosi të ndryshonte dukjen e tij – me çka edhe u komentua në masë të madhe nga publiku.

E këtë ndryshim të lojtarëve të Dritës nuk kaluan pa e vënë re edhe tifozët, shumë prej të cilëve i kanë ngacmuar dyshen në hapësirën për komente, duke shkruar se dukja e tyre është frymëzuar nga ajo e Luizit. /Telegrafi/

DritaLuizi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere