Futboll vendor

Fitorja e Llapit ndaj Drenicës trimëron Tahir Batatinën

Fitorja e Llapit ndaj Drenicës trimëron Tahir Batatinën

Llapi ka fituar në udhëtim te Drenica në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, falë një penalltie të Francisco Riveras në fillim të pjesës së parë. Kjo fitore ka trimëruar trajnerin llapjan, Tahir Batatina, i cili ka thënë se Llapi ka bërë skuadër që do të shkojë për suksese të mëdha.

Besnik Batusha

Llapi ka fituar në udhëtim te Drenica në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, falë një penalltie të Francisco Riveras në fillim të pjesës së parë.

Kjo fitore ka trimëruar trajnerin llapjan, Tahir Batatina, i cili ka thënë se Llapi ka bërë skuadër që do të shkojë për suksese të mëdha.

“Mendoj që Llapi ka krijuar një skuadër për projekt trevjeçar dhe këta djem janë ata. Kemi bërë transferime që po dalin të jenë të qëlluara. Besoj se kemi një kontingjent të jashtëzakonshëm. Brenda një skuadre kemi dy skuadra. Është bërë një skuadër solide që mund të ketë suksese të mëdha”, theksoi Batatina pas ndeshjes.

Francisco RiverasTahir Batatina

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere