Futboll vendor

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, Besart Berisha, është pritur sot nga i pari i futbollit kosovar Agim Ademi. Berisha, i cili la gjurmë edhe në futbollin australian asnjëherë nuk e humbi mbështetjen për futbollin kosovar. Derisa Ademi shquhet për respektin që gëzon për futbollistët kosovar. Postimi i Ademit: Sot pata kënaqësinë që ta

Besnik Batusha

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë,  Besart Berisha, është pritur sot nga i pari i futbollit kosovar Agim Ademi.

Berisha, i cili la gjurmë edhe në futbollin australian asnjëherë nuk e humbi mbështetjen për futbollin kosovar. Derisa Ademi shquhet për respektin që gëzon për futbollistët kosovar.

Postimi i Ademit:

Sot pata kënaqësinë që ta pres ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha. Biseduam për ecurinë e Dardanëve që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit në Kosovë. Besarti mbeti i mahnitur me progresin e bërë në vitet e fundit dhe shprehu përgëzimet e tij për punën e bërë në infrastrukturën sportive. Pas përmbylljes së karrierës së shkëlqyeshme si futbollist në Australi, ai ka vendosur që të nisë zejen e trajnerit. Planet e tij janë që fillimisht të punojë me grupmosha të reja, derisa kontributin e tij për Kosovën synon ta japë si ‘skaut’, në zbulimin e talenteve të reja. E falënderova për kontributin e tij në fanellën e Kombëtares dardane, i dëshirova licencim sa më të shpejtë si trajner dhe suksese në planet e tij për të ardhmen. Ai dhe të gjithë futbollistët e tjerë të Kombëtares do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre – FFK. #BashkëPërFutbollin.

Agim AdemiBesart BerishaFFK

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere