Futboll vendor

Qeqa Krelani godet me shkrimin: Ndoshta është dashtë që të flas frëngjisht për të qenë e besueshme

Qeqa Krelani godet me shkrimin: Ndoshta është dashtë që të flas frëngjisht për të qenë e besueshme

Dy ditë më parë mediat franceze Le Parisien dhe Le Figaro publikuan skandalin e madh, ku raportuan për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës. Skuadra që u përmend në artikujt e mediumeve franceze ishte Llapi, edhe pse skuadra kosovare ka mohuar akuzat. Gazetarja kosovare, Qeqa Krelani ka dalë me një shkrim për skandalin e

Besnik Batusha

Dy ditë më parë mediat franceze Le Parisien dhe Le Figaro publikuan skandalin e madh, ku raportuan për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Skuadra që u përmend në artikujt e mediumeve franceze ishte Llapi, edhe pse skuadra kosovare ka mohuar akuzat.

Gazetarja kosovare, Qeqa Krelani ka dalë me një shkrim për skandalin e fundit, duke thënë se ndoshta është dashur të flas frëngjishten për të qenë e besueshme.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Qeqa Krelanit:

Ndoshta eshte desht qe te flas frangjisht per te qene e besueshme. Me beri pershtypje kur dje nje gazetar francez me origjine turke me tha: Kur shohin deklaratat e Qeqes neper studio televizive, te gjithe thone “Mashallah”. Por kur i pyesim “Pse edhe ju nuk flisni si Qeqa? Te gjithe thone “Mazollah”.

Une e di qe kur ke dicka per te thene edhe heshtja eshte genjeshter. Heshtja eshte aprovim! Shqiptaret jane dembele, shume dembele, sepse me lehte e durojne padrejtesine se sa manipulimin. S’eshte puna e frikes – por te kerkuarit drejtesi iu duket ma TELASHE sesa vete PADREJTESIA.

Njeriu e manipulon vetem dike qe i duket askushi. Dhe nese mendoni qe jeni askushi, iu beft mire manipulimi. A ka me keq kur te manipulojne jo pse kane frike nga guximi yt por sepse ju dukesh budalla? S’ka me keq. Nuk besoj qe disa kishin bere te oborri i vete, ate qe po ia bejne Superliges. Nuk ka kombinim me te keq se kur kombinohet propaganda me genjeshter.

Te kesh superlige e mos te kesh me shume se tre trajner me plot kuptimin e fjales, kjo eshte e dhimbshme. 80% e futbollisteve luajne sikur iu ka mbet futbolli n’dore. Ne vend te Superliges eshte bere Superhall. Nje lige ku me te fuqishem behen ata qe manipulojne lojen sesa ata qe humbin titullin me nder.

Ndoshta eshte gabimi im qe Superligen e konsideroja si nje kushtetute. Dhe kushtetuta ka rregulla. Paskam mendu gabimisht qe ne gazetaret duhet ta shendoshim moralisht nga te pa moralshmit futbollin. Qenkam rrit gabimisht me idene qe drejtesia duhet ta dije se – kur njeri nga ne lendohet – te gjitheve u del gjak.

Por nje gje e di qe nuk e kam gabim…qe per me e mposht genjeshtren duhet te lidhesh mardhenje me t’verteten.

Per fund kurr nuk i kam kuptu ata “trajner” te cilet e zgjedhin fundin e turpshem, kur mund ta kishin zgjedh nje fund te bukur.

LlapiQeqa Krelani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere