Futboll vendor

Ismet Munishi rikthehet si analist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”

Ismet Munishi rikthehet si analist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”

Emisioni më i shikuar i sportit në Kosovë, “Dueli Sportiv” vazhdon të sjellë risi për të gjithë shikuesit. Pjesë e rregullt e panelit tashmë do të jetë edhe trajneri, Ismet Munishi. Munishi do jetë analist i rregullt në çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00. Për trajnerin e njohur ky është një rikthim në

Besnik Batusha

Emisioni më i shikuar i sportit në Kosovë, “Dueli Sportiv” vazhdon të sjellë risi për të gjithë shikuesit.

Pjesë e rregullt e panelit tashmë do të jetë edhe trajneri, Ismet Munishi.

Munishi do jetë analist i rregullt në çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00.

Për trajnerin e njohur ky është një rikthim në RTV Dukagjini pasi ai ishte edhe në “Duelin Botëror” – emisionit që theu rekorde të shikueshmërisë gjatë Botërorit në Katar.

Bashkëpunimi ndërmjet Munishit dhe RTV Dukagjinit ka qenë çdoherë i ngushtë, pasi ai ishte edhe në të kaluarën pjesë e rregullt e emisionit javor.

“Dueli Sportiv” do vazhdojë edhe me shumë risi të tjera gjatë javëve në vijim, duke sjellë gjithmonë informacione të sakta, analiza në detaje dhe duke pasqyruar dhe jo vetëm problemet që ekzistojnë në sportin vendor.

Dueli SportivIsmet Munishi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere