Futboll vendor

Blendi Baftiu shpallet “Ylli i Javës”

Blendi Baftiu shpallet “Ylli i Javës”

Mesfushori i Dritës, Blend Baftiu e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Baftiut të premten i është ndarë çmimi “Ylli i Javës”, ndërsa vlerësimi i më të mirit është bërë nga një komision i veteranëve të futbollit i përzgjedhur nga FFK-ja. Për Baftiun,

Besnik Batusha

Mesfushori i Dritës, Blend Baftiu e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Baftiut të premten i është ndarë çmimi “Ylli i Javës”, ndërsa vlerësimi i më të mirit është bërë nga një komision i veteranëve të futbollit i përzgjedhur nga FFK-ja.

Për Baftiun, kjo është hera e parë këtë edicion që shpallet lojtari më i miri i xhiros. Ai ishte ndër më të merituarit që Drita triumfoi 2:0 në udhëtim te Llapi të enjten.

Krahas paraqitjes së mirë, Baftiu shënoi edhe golin e epërsisë për Dritën, që është është lidere e Superligës.

Baftiu është shprehur i lumtur për çmimin, ndërsa ka thënë se Drita meriton ta fitojë titullin e kampionit këtë edicion.

Aktualisht, Drita ka 66 pikë të tubuara, tri më shumë se Ballkani, ekip më të cilin përballet të dielën në kuadër të xhiros së 33-të.

Blendi BaftiuDrita

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere