Futboll vendor

Lumbardh Dellova shpallet “Ylli i Javës”

Lumbardh Dellova shpallet “Ylli i Javës”

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova e ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dellovës, të hënën i është ndarë çmimi “Ylli i Javës” pasi vlerësimi i më të mirit është bërë nga një komision i veteranëve të futbollit i përzgjedhur nga FFK-ja. Dellova u

Besnik Batusha

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova e ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dellovës, të hënën i është ndarë çmimi “Ylli i Javës” pasi vlerësimi i më të mirit është bërë nga një komision i veteranëve të futbollit i përzgjedhur nga FFK-ja.

Dellova u vlerësua për paraqitjen e mirë që e pati në fitoren e Ballkanit 2:1 në udhëtim te Drita. Krahas lojës së mirë, Dellova e shënoi edhe golin e fitores për Ballkanin, që ka mbetur në garë për titullin e kampionit.

Pas pranimit të çmimit, Dellova deklarojë se pret që Ballkani do ta mbrojë titullin e kampionit që e fitoi edicionin e shkuar.

Aktualisht, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të këtij edicioni, Ballkani ka tubuar 66 pikë, sa i ka edhe Drita që është e para falë goldallimit më të mirë.

Lumbardh DellovaYlli i javes

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere