Futboll vendor

Reagon Fetahaj: Qytetarët e Rahovecit nuk janë “bugar”, kryetari është manipuluar nga dikush

Reagon Fetahaj: Qytetarët e Rahovecit nuk janë “bugar”, kryetari është manipuluar nga dikush

Liridon Fetahaj ka bërë një reagim pas një postimi të kryetarit të Lirisë, Qemal Krasniqi, i cili i quajti “bugar” rahovecasit. Ai ka thënë se qytetarët e Rahovecit nuk janë “bugar”, pasi kanë dhënë shumë për të luajtur të lirë, shkruan Gazeta Express. Fetahaj gjithashtu theksoi se qytetarët rahovecas meritojnë respekt, teksa sa i përket

Besnik Batusha

Liridon Fetahaj ka bërë një reagim pas një postimi të kryetarit të Lirisë, Qemal Krasniqi, i cili i quajti “bugar” rahovecasit.

Ai ka thënë se qytetarët e Rahovecit nuk janë “bugar”, pasi kanë dhënë shumë për të luajtur të lirë, shkruan Gazeta Express.

Fetahaj gjithashtu theksoi se qytetarët rahovecas meritojnë respekt, teksa sa i përket postimit të kryetarit të klubit ku ai aktivizohet, tha se beson se është manipuluar nga dikush.

Postimi i plotë nga Liridon Fetahaj (pa ndërhyrje):

“Qytetaret e Rahovecit nuk jane “bugar” pasi ata dhane shum deshmor qe ne sot te luajm te lire dhe pa frike, qytetaret Rahovecas meritojn respekt, ata u muduan te na mposhtin duke luajtur fort,prandaj postimi Kryetarit besoj qe te jete manipuluar nga dikush,. Forca Liria”

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere