Futboll vendor

Kryetari Ademi ia uron Prishtinës triumfin në Kupë

Kryetari Ademi ia uron Prishtinës triumfin në Kupë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ia ka uruar triumfin në Kupë klubit të futbollit Prishtina. Por kryetari Ademi në postimin e tij në Facebook, nuk ia ka përmendur Evropën. Prishtina si fituese e Kupës do të duhej të paraqitej në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por Federata e

Besnik Batusha

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ia ka uruar triumfin në Kupë klubit të futbollit Prishtina. Por kryetari Ademi në postimin e tij në Facebook, nuk ia ka përmendur Evropën.

Prishtina si fituese e Kupës do të duhej të paraqitej në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk i ka ndarë licencë të UEFA-s për paraqitje në garat evropiane. Prishtina ka paralajmëruar ankesë tjetër.

“FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, pasi në finale arriti fitore ndaj SC Gjilani, me rezultat 2:0. Kësisoj, Prishtina i gëzohet Kupës pas tre vjetësh, duke e çuar në tetë numrin e trofeve të kësaj gare. Përgëzoj FC Prishtina, tifozët ’Plisat’ dhe qytetarët e Prishtinës për këtë sukses. Urime!”, shkruan Ademi në Facebook.

Kryetari AdemiPrishtina

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere