Munishi i gëzohet triumfit të Prishtinës në Kupën e Kosovës

Prishtina e ka mbyllur sezonin me trofe, pasi sonte ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mposhti Gjilanin në finale të kësaj gare. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2. Prishtinasit ia dolën të triumfojnë me golat e shënuar nga Genc
Prishtina e ka mbyllur sezonin me trofe, pasi sonte ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mposhti Gjilanin në finale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.
Prishtinasit ia dolën të triumfojnë me golat e shënuar nga Genc Hamiti (67’) dhe Mërgim Pefqeli (78’).
Rreth këtij suksesi ka reaguar edhe ish-trajneri i Prishtinës gjatë këtij sezoni, Ismet Munishi.
“Sa e madhe është Prishtina. Urime Kupa e Kosovës”, shkroi ai në “Facebook”.



