Prishtina e zyrtarizon Rilind Nimanin

FC Prishtina e ka bërë përforcimin e radhës. Klubi më i madh kosovar ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me futbollistin e deridjeshëm të Trepçës ’89. Klubi mitrovicas dhe ai prishtinas ndërkohë e arritën pajtimin që në rast të ofertës nga jashtë vendit deri më 1 shtator, atëherë lojtari do të jetë i lirë
FC Prishtina e ka bërë përforcimin e radhës.
Klubi më i madh kosovar ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me futbollistin e deridjeshëm të Trepçës ’89.
Klubi mitrovicas dhe ai prishtinas ndërkohë e arritën pajtimin që në rast të ofertës nga jashtë vendit deri më 1 shtator, atëherë lojtari do të jetë i lirë të shkojë në ndonjë klub evropian.
Futbollisti, i cili i shënoi 3 gola dhe i bëri 3 asistime në edicionin e kaluar me “Minatorët”, ndihet i lumtur që iu bashkua ekipit Bardhekaltër.



