Futboll vendor

Trajneri Petev e konfirmon interesimin e Ludogoretsit për Albion Rrahmanin

Trajneri Petev e konfirmon interesimin e Ludogoretsit për Albion Rrahmanin

Albion Rrahmani është futbollisti që ka tërhequr interesimin e Ludogoretsit, kundërshtarit të Ballkanit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Ballkani dhe Ludogorets do të përballen në raundin e parë kualifikues. Ndeshja e parë mes tyre do të zhvillohet nesër mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri i Ludogoretsit, Ivaylo Petev, konfirmoi interesimin për sulmuesin kryesor të

Besnik Batusha

Albion Rrahmani është futbollisti që ka tërhequr interesimin e Ludogoretsit, kundërshtarit të Ballkanit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ballkani dhe Ludogorets do të përballen në raundin e parë kualifikues.

Ndeshja e parë mes tyre do të zhvillohet nesër mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Ludogoretsit, Ivaylo Petev, konfirmoi interesimin për sulmuesin kryesor të Ballkanit gjatë paraqitjes së tij në konferencën për media.

“Ballkani ka një lojtar të mirë. Albion Rrahmani ka qenë një opsion i joni”, tha trajneri bullgar.

48-vjeçari gjithashtu shtoi se ka edhe lojtarë tjerë të Ballkanit që do t’i ndihmonin Ludogoretsit.

“Ka edhe lojtar tjerë që mund t’i shërbenin Ludogoretsit”, deklaroi Petev.

Vlen të theksohet se trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, u pyet rreth kësaj në paraqitjen e tij për media, teksa tha se “nuk e ka këtë informacion”.

Albion RrahmaniBallkaniLudogoretsTrajneri Petev

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere