Futboll vendor

Rrahmani: Golat ia dedikoj familjes, shpresoj që në fund të jemi në vendin e parë

Rrahmani: Golat ia dedikoj familjes, shpresoj që në fund të jemi në vendin e parë

Rapidi i Bukureshtit regjistroi fitoren e radhës në Rumani, teksa sonte debutoi në mënyrë fantastike edhe Albion Rrahmani. Skuadra e drejtuar nga Cristiano Bergodi fitoi në udhëtim ndaj U Craiova me rezultatin 3:5. Albion Rrahmani hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në startin e pjesës së dytë, teksa ia doli që të lë menjëherë gjurmë.

Besnik Batusha

Rapidi i Bukureshtit regjistroi fitoren e radhës në Rumani, teksa sonte debutoi në mënyrë fantastike edhe Albion Rrahmani.

Skuadra e drejtuar nga Cristiano Bergodi fitoi në udhëtim ndaj U Craiova me rezultatin 3:5.

Albion Rrahmani hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në startin e pjesës së dytë, teksa ia doli që të lë menjëherë gjurmë.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola vendimtar për të ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Rrahmani shënoi në minutën e 65-të dhe në minutën e parë shtesë – 90+1′.

Pas ndeshjes, ai tha se shpreson që të shpallet kampion në fund me Rapidin, teksa golat e debutimit tha se ia dedikon familjes.

“Shpresojmë që në fund të kampionatit të jemi në vendin e parë. Ishte presion, por jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia dedikoj familjes sime, e cila shpresoj të jetë krenare për mua”, tha fillimisht ish-sulmuesi i Ballkanit.

Rrahmani foli për transferimin e tij te Rapidi, si dhe për tifozët e këtij klubit.

“Projekti i Rapidit është perfekt për mua, kam ardhur këtu me zemër të hapur dhe jam i lumtur që kam nënshkruar. Është perfekte, kemi fansa të jashtëzakonshëm. Ne i duam ata, ne luajmë për ta”, deklaroi Rrahmani. 

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere