Futboll vendor

Alirifa i Malishevës ankohet pas humbjes nga Llapi: Referimi nuk ishte në nivel

Alirifa i Malishevës ankohet pas humbjes nga Llapi: Referimi nuk ishte në nivel

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa është ankuar në referim pas humbjes nga Llapi. Malisheva ishte në avantazh prej dy golave, por në fund pësoi nga Llapit 3:2, që realizoi tri herë në pjesën e dytë. Alirifa shtoi se referimi ishte i njëanshëm dhe se disa vendime të arbitrave kanë ndikuar në rrjedhën e lojës. “Ne

Besnik Batusha

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa është ankuar në referim pas humbjes nga Llapi.

Malisheva ishte në avantazh prej dy golave, por në fund pësoi nga Llapit 3:2, që realizoi tri herë në pjesën e dytë. Alirifa shtoi se referimi ishte i njëanshëm dhe se disa vendime të arbitrave kanë ndikuar në rrjedhën e lojës.

“Ne ishim më të mirë dhe dominuam në fushë deri në momentin kur pranuam golin e parë. Prej fillimit të ndeshjes, referimi ishte i njëanshëm dhe disa vendime kanë ndikuar në rrjedhën e lojës. Nuk na u dha një penallti, e cila ishte e pastër pas ndërhyrjes ndaj Hazrollajt. Djemtë treguan karakter dhe më dhimben që e humbën këtë ndeshje”, është shprehur Alirifa për “Art Motion”.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere