Futboll vendor

Futbollisti i Plzen: Ballkani është ekip i shkëlqyer

Futbollisti i Plzen: Ballkani është ekip i shkëlqyer

Ballkani ka pësuar disfatë nga Viktoria Plzen në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Kampioni i Kosovës pësoi 1:0 nga Viktoria Plzen në stadiumin “Doosan Arena” në Çeki. Golin e fitores për vendasit e realizoi Kalvach në minutën e 73-të të ballafaqimit nga distanca, falë edhe një devijimi. Mbrojtësi i

Besnik Batusha

Ballkani ka pësuar disfatë nga Viktoria Plzen në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës pësoi 1:0 nga Viktoria Plzen në stadiumin “Doosan Arena” në Çeki. Golin e fitores për vendasit e realizoi Kalvach në minutën e 73-të të ballafaqimit nga distanca, falë edhe një devijimi.

Mbrojtësi i Viktoria Plzen, Robin Hranac vlerësoi kampionin e Kosovës pas ndeshjes, duke thënë se ata iu qasën takimit, njëjtë sikur Drita në ndeshjen kualifikuese në raundin e parë.

“Po, në pjesën e parë thamë me vete se duhet të fokusohemi pak më shumë në këtë. Mendoj se ishim pak nervozë. Por Ballkani është një ekip i shkëlqyer. E pamë në video se do të jenë teknike. Nuk e prisja që të zbrisnin fare kështu, por e bënë, njësoj si Drita. Unë mendoj se ata u hakmorën. Nëse do të luanin më aktivisht, do të krijonin më shumë raste”, tha Robin Hranac pas ndeshjes, njofton sport.cz. /GazetaSport

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere