Futboll vendor

Batatina jep premtimin e madh: Nëse bëhem trajner i Kosovës, do ta kualifikoj në Evropian dhe Botëror

Batatina jep premtimin e madh: Nëse bëhem trajner i Kosovës, do ta kualifikoj në Evropian dhe Botëror

Kryetarjneri i skuadrës së Superligës së Kosovës, KF Llapi, Tahir Batatina ka shprehur dëshirën për të drejtuar skuadrën kombëtare dardane. Ky deklarim i tij erdhi pak kohë pas shkarkimit të djeshëm të Primozh Glihas nga drejtimi i kombëtares së Kosovës. Tutje ai ka deklaruar se nuk e gjuan përgjegjësinë sikur Gliha te presidenti, federata ose

Besnik Batusha

Kryetarjneri i skuadrës së Superligës së Kosovës, KF Llapi, Tahir Batatina ka shprehur dëshirën për të drejtuar skuadrën kombëtare dardane.

Ky deklarim i tij erdhi pak kohë pas shkarkimit të djeshëm të Primozh Glihas nga drejtimi i kombëtares së Kosovës.

Tutje ai ka deklaruar se nuk e gjuan përgjegjësinë sikur Gliha te presidenti, federata ose te njerëzit që i bëjnë listat.

“Por para se të ndodh kjo njerëzit duhet ta dinë qartë se Batatina shkon me një staf profesional në kombëtare, Batatina don që me stafin e vet me qenë në kombëtare me njerëzit që ju beson, Batatina don një organizim dhe një disiplinë të jashtëzakonshme ku duhet ta kuptojnë dhe Batatina nuk e gjuan asnjëherë përgjegjësin sikur Gliha te presindeti, te federata, te njerëzit që e bëjnë listën”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje ai ka shtuar se “listën e bënë Batatina dhe i merr vendimet për lojtarë, dhe mos sukseset e numërohen Batatinës, jap përgjegjësi morale dhe njerëzore, njerëyve që munojnë me të dhe shtetit dhe popullit”. /GazetaSport

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere