Futboll vendor

Ermal Krasniqi fiton në derbin e Clujit, kontribuon me asistim

Ermal Krasniqi fiton në derbin e Clujit, kontribuon me asistim

Ermal Krasniqi me CFR Clujin e ka fituar derbin e qytetit kundër skuadrës Universitatea Cluj, ndërsa futbollisti i Kosovës asistoi në njërin prej golave në fitoren e thellë. Cluji i Krasniqit të enjten mbrëma fitoi me rezultatin 4:0, në ndeshjen e xhiros së 21-të. 25-vjeçari Krasniqi luajti në krahun e djathtë të mesfushës deri në

Besnik Batusha

Ermal Krasniqi me CFR Clujin e ka fituar derbin e qytetit kundër skuadrës Universitatea Cluj, ndërsa futbollisti i Kosovës asistoi në njërin prej golave në fitoren e thellë.

Cluji i Krasniqit të enjten mbrëma fitoi me rezultatin 4:0, në ndeshjen e xhiros së 21-të.

25-vjeçari Krasniqi luajti në krahun e djathtë të mesfushës deri në minutën e tretë të kohës shtesë, kurse asistoi në golin për 3:0 në minutën e 77-të.

Ai pasoi për mrekulli për sulmuesin nigerian Philip Otele, që shënoi dy gola në këtë përballje. Ishte asistimi i parë i Krasniqit në elitën rumune që prej 21 gushtit.

Edhe në atë ndeshje përballë kishte kundërshtarin e njëjtë, ndërsa fitoi 4:3.

Krasniqi nuk ka shënuar gol në Kupën apo kampionatin e Rumanisë që prej 6 prillit të këtij viti.

Cluji i Krasniqit ka 36 pikë në pozitën e dytë, tetë më pak se Steau Bukureshti lider.

ClujiErmal Krasniqi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere