Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ka njoftuar se tashmë gjithçka është gati gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se punët do t’i monitorojnë në baza ditore dhe se asnjë vonesë nuk do
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ka njoftuar se tashmë gjithçka është gati gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se punët do t’i monitorojnë në baza ditore dhe se asnjë vonesë nuk do të tolerohet.
Postimi i tij i plotë:
Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. ????️
E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.
Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.
Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.



