Futboll vendor

Ramadani: Nga kjo disfatë duhet të nxjerrim mësim

Ramadani: Nga kjo disfatë duhet të nxjerrim mësim

Trajneri Zekirija Ramadani është shprehur i pakënaqur me disfatën dhe me paraqitjen e lojtarëve në fushë pas duelit ndaj Llapit. Ai ka thënë se lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi. “Goli i hershëm nuk duhet të jetë arsyetim për këtë humbje. Ne e kemi zhvilluar pjesën e parë më të dobëtën në gjithë kampionatin.

Besnik Batusha

Trajneri Zekirija Ramadani është shprehur i pakënaqur me disfatën dhe me paraqitjen e lojtarëve në fushë pas duelit ndaj Llapit.

Ai ka thënë se lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi.

“Goli i hershëm nuk duhet të jetë arsyetim për këtë humbje. Ne e kemi zhvilluar pjesën e parë më të dobëtën në gjithë kampionatin. Në përgjithësi mund të them se na prishi punë mosguximi, mosmarrja e përgjegjësisë në fushë. Unë e marr përgjegjësinë për humbje. Nuk dhamë atë që na duhej ta japim. Në pjesën e dytë ishim më agresiv, patëm raste. Pas golit, Llapi menaxhoi mirë rezultatin. Por, unë nuk jam i kënaqur as me rezultatin dhe as me paraqitjen. Ky është sinjal se herëve të tjera nuk duhet ta nisim kështu ndeshjen. Jam i bindur se do ta gjejmë mënyrën se si do ta nxjerrim më të mirën nga gjithë futbollistët. Do të bëjmë analizë dhe do të nxjerrim mësim nga kjo humbje dhe të mos i bëjmë të njëjtat gabime. Duhet të punojmë më tepër”, theksoi Ramadani për “ArtMotion”.

Drita u mposht në shtëpi nga Llapi (0:1). /Ballkani.info

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere