Munishi: Shqipëria shkoi në Evropian me këngën e Adem Jasharit, tash bën Evropian me Serbinë

Organizimi i përbashkët të Euro27 për U-21 e Shqipërisë me Serbinë ishte tema kryesore në emisionin sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë. Ismet Munishi e ka shprehur dëshpërimin e tij me Shqipërinë, e cila vendosi t’i bëjë bashkë forcat me Serbinë për ta organizuar këtë garë. Analisti i “Favoritit” i ka numëruar të zezat që ia
Organizimi i përbashkët të Euro27 për U-21 e Shqipërisë me Serbinë ishte tema kryesore në emisionin sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë.
Ismet Munishi e ka shprehur dëshpërimin e tij me Shqipërinë, e cila vendosi t’i bëjë bashkë forcat me Serbinë për ta organizuar këtë garë.
Analisti i “Favoritit” i ka numëruar të zezat që ia ka bërë Serbia Kosovës, prandaj edhe mendon se kjo është mungesë respekti nga ana e atyre që vendosën të bashkëpunojnë me Federatën Serbe të Futbollit.
“Shqipëria shkoi në Evropian me këngën e Adem Jasharit, tash bën Evropian bashkë me Serbinë, çka u bo tash!?”, pyet Munishi.
Ndërkohë, panelisti Valon Syla ia ktheu: “Tash me Vuçiqin”, duke aluduar në bashkëpunimin Shqipëri – Serbi në futboll në këtë rast.
Më poshtë mund ta shikoni të plotë emisionin “Favorit” në Youtube.



