Futboll vendor

Zulfiu kthehet në Superligë, zyrtarizohet te Drita

Zulfiu kthehet në Superligë, zyrtarizohet te Drita

Sulmuesi Iljasa Zulfiu i është bashkuar skuadrës së Dritës. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra gjilanase të shtunën në rrjetet sociale. Zulfiu ka nënshkruar kontratë trivjeçare me skuadrën gjilanase. “Klubi jonë DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu”, ka shkruar Drita. Zulfiu së fundmi ishte pjesë

Besnik Batusha

Sulmuesi Iljasa Zulfiu i është bashkuar skuadrës së Dritës. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra gjilanase të shtunën në rrjetet sociale.

Zulfiu ka nënshkruar kontratë trivjeçare me skuadrën gjilanase.

“Klubi jonë DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu”, ka shkruar Drita.

Zulfiu së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Zhenis Astana. Me skuadrën nga Kazakistani në 12 paraqitje ka shënuar një gol. Aventura në Kazakistan nuk zgjati shumë për 26-vjeçarin. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dukagjini, Laçi, Malisheva dhe Flamurtari.

Drita ka bërë disa përforcime për sezonin e ri.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere