Batatina: Gashijani është Zhegrova i dytë, shpresoj ta ketë parë selektori i Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar pas përfundimit të ndeshjes me Brondbyn derisa për eliminim fajin ia la paksa shortit ku tha se kishte një skuadër shumë të fortë përballë. “Ishim paksa të pafat në short. Sa I përket eliminimit ndikojë niveli I lartë i Brondbyt por përkundër kësaj kemi bërë paraqitje të mirë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar pas përfundimit të ndeshjes me Brondbyn derisa për eliminim fajin ia la paksa shortit ku tha se kishte një skuadër shumë të fortë përballë.
“Ishim paksa të pafat në short. Sa I përket eliminimit ndikojë niveli I lartë i Brondbyt por përkundër kësaj kemi bërë paraqitje të mirë. Në eliminim ndikoi ndeshja e parë kur humbën thellë. Gjithsesi më gëzon fakti se Llapi po prodhon talent dhe sot e patë ju Elvir Gashijanin i cili besoi ka rënë në sytë e selektorit. Gashijani është Zhegrova i dytë dhe ai duhet të jetë zëvendësuesi i tij te Kosova”, ka thënë Tahir Batatina për RTK-në. /GazetaSport



