Futboll vendor

Zyrtare: Drita përforcon mesfushën, prezanton ganezin Salifu Ibrahim

Zyrtare: Drita përforcon mesfushën, prezanton ganezin Salifu Ibrahim

Drita ka prezantuar sot (e premte) blerjen e re Salif Ibrahim i cili luan në pozitën e mesfushorit. Ibrahim i lindur në Ganë, ishte një ndër lojtarët më premtues atje, madje kishte fituar çmimin si lojtari i vitit në sezonin 2020/2021. Ai me Dritën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe kësisoj do të jetë pjesë

Besnik Batusha

Drita ka prezantuar sot (e premte) blerjen e re Salif Ibrahim i cili luan në pozitën e mesfushorit.

Ibrahim i lindur në Ganë, ishte një ndër lojtarët më premtues atje, madje kishte fituar çmimin si lojtari i vitit në sezonin 2020/2021.

Ai me Dritën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe kësisoj do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2027.

“Salifu Ibrahim është lojtari ynë më i ri.  Klubi jonë FC DRITA ka kënaqësi të ju njoftojë me lojtarin tonë më të ri ganezin Salifu Ibrahim”.

“Salifu luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga premierliga e Ganës ku për tre vite ishte pjesë e ekipit Hearts Of Oak. Salifu është konsideruar një ndër lojtaret më premtues në Gana ku dhe në sezonen 2020/21 është shpallur lojtarë i vitit në premierligën e ganës”.

“24 vjeqari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në vitin 2027 dhe menjeher pas kompletimit të dokumentacionit është bashkuar me ekipin. Mirë se vjen Salifu. FC DRITA”, thuhet në njoftimin e klubit. 

DritaSalifu Ibrahim

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere