Futboll vendor

Pollozhani: Këtë fitore do ta mbaj mend gjatë

Pollozhani: Këtë fitore do ta mbaj mend gjatë

Trajneri i ri i Ballkanit, Artim Pollozhani, ka thënë se fitoren ndaj Prishtinës do ta mbajë mend gjatë. Ai ka shtuar se fitorja në derbi ishte shumë e merituar. “Sigurisht që jam i lumtur. Merita është e futbollistëve. Këtë ndeshje do ta mbaj mend gjatë sepse ishte ndeshja e parë si trajner i parë dhe

Besnik Batusha

Trajneri i ri i Ballkanit, Artim Pollozhani, ka thënë se fitoren ndaj Prishtinës do ta mbajë mend gjatë. 

Ai ka shtuar se fitorja në derbi ishte shumë e merituar. 

“Sigurisht që jam i lumtur. Merita është e futbollistëve. Këtë ndeshje do ta mbaj mend gjatë sepse ishte ndeshja e parë si trajner i parë dhe fituam ndaj Prishtinës, një skuadër e madhe. Ishte ndeshje e bukur, e luftuar. Ne dhamë më shumë, e kërkuam më shumë fitoren dhe sigurisht që e merituam”, ka thënë trajneri Pollozhani fillimisht pas ndeshjes për “ArtMotion”. 

Pollozhani në postin e trajnerit erdhi pas largimit të trajnerit Ilir Daja. Pollozhani ishte asistent i Dajës për kohë të gjatë.  

“Unë nuk e ndaj ekipin e parë dhe zëvendësuesit. Edhe zëvendësuesit janë shumë të rëndësishëm. Janë super lojtarë. E justifikuan veten të gjithë që u inkuadruan dhe mendoj që dolëm mirë”, vazhdoi tutje trajneri Pollozhani. 

Ai theksoi më pas se Ballkani do të jetë i fokusuar ndeshje për ndeshje. 

“Ku ka më mirë se të luash në derbi. Ne shkojmë ndeshje për ndeshje. Do të përqendrohemi te Drita. Drita e Llapi janë skuadra me cilësi. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të fokusohemi dhe kur përqendrohemi, jemi më efikas”, theksoi tekniku strugan.

BallkaniPollozhani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere