Futboll vendor

Rexhbeçaj i zhgënjyer me humbje por thotë se do të kthehen më të fortë

Rexhbeçaj i zhgënjyer me humbje por thotë se do të kthehen më të fortë

Mesfushori i ri i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me disfatën që e pësoi Kosova nga Rumania me rezultatin 3:0. Për Rexhbeçajn ishte ndeshja e parë për Kosovën, dhe u shpreh krenar për paraqitjen e tij të parë me “Dardanët”. Ai të shtunën ndër të tjera ka kërkuar falje për

Besnik Batusha

Mesfushori i ri i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me disfatën që e pësoi Kosova nga Rumania me rezultatin 3:0. 

Për Rexhbeçajn ishte ndeshja e parë për Kosovën, dhe u shpreh krenar për paraqitjen e tij të parë me “Dardanët”. 

Ai të shtunën ndër të tjera ka kërkuar falje për humbjen nga Rumania. 

“Dje, për mua ishte një moment i veçantë, loja e parë me fanellën e Kosovës. Jam krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim. Rezultati nuk ishte ai që të gjithë e dëshironim, dhe për këtë ju kërkojmë falje. Por jemi të vendosur të kthehemi më të fortë. Na presin sfida përpara. Me përkushtim, dedikim dhe punë do të arrijmë më të mirën. Faleminderit për përkrahjen e dashurinë. Bashkë do të kthehemi tek fitoret”, ka shkruar mesfushori i Augsburgut.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere