Sport Ndërkombëtar

Fitore dhe kualifikim për Manchester Unitedin, shkëlqen Bruno Fernandes

Fitore dhe kualifikim për Manchester Unitedin, shkëlqen Bruno Fernandes

Manchester Unitedi nuk ka lejuar befasi në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Evropës, në duelin ndaj Real Sociedadit. “Djajtë e kuq” të enjten mbrëma fituan 4:1 ndaj skuadrës spanjolle në “Old Trafford”, për të bërë vend në çerekfinale. Tre golat për skuadrën e madhe angleze i shënoi kapiteni Bruno

Besnik Batusha

Manchester Unitedi nuk ka lejuar befasi në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Evropës, në duelin ndaj Real Sociedadit.

“Djajtë e kuq” të enjten mbrëma fituan 4:1 ndaj skuadrës spanjolle në “Old Trafford”, për të bërë vend në çerekfinale.

Tre golat për skuadrën e madhe angleze i shënoi kapiteni Bruno Fernandes, ndërsa një tjetër e shënoi Diogo Dalot.

Mysafirët befasuan në minutën e 10-të, kur shënuan nga penalltia me Mikel Oyarzabalin.

Nga pika e bardhë realizoi edhe Bruno Fernandes, madje dy herë.

Ai ishte i saktë në minutën e 16-të dhe të 50-të për 2:1.

Spanjollët mbetën pa mbrojtësin Jon Aramburu, që u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 63-të.

Ndërkohë golin e tretë dhe kompletimin e “hat-trickut”, portugezi Fernandes e arriti tre minuta para fundit.

Dalot më pas shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, për rezultatin final.

Unitedi në çerekfinalen e 10 prillit e luan ndeshjen e parë në udhëtim te Lyoni.

Lyoni në ndeshjen kthyese nuk pati telashe ndaj FCSB-së rumune dhe fitoi 4:0. Francezët ndeshjen e parë e kishin fituar 3:1.

Liga e EvropësManchester Unitedi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Belgjika fiton me përmbysje ndaj Turqisë

Sport Ndërkombëtar

Bayerni interesohet për Grudën

Sport Ndërkombëtar

Manzambi largohet nga kampi i Zvicrës

Sport Ndërkombëtar

Sepp Blatter sulmon Gianni Infantinon