Futboll vendor

Suhareka merr fitore të madhe në udhëtim te Feronikeli 74′ në luftën për mbijetesë

Suhareka merr fitore të madhe në udhëtim te Feronikeli 74′ në luftën për mbijetesë

Suhareka ka triumfuar 3-2 në udhëtim te Feronikel ’74 në kuadër të javës së 33 në Albi Mall Superligën e Kosovës. Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Endrit Krasniqi krijoi rastin e parë serioz për mysafirët, pot goditja e tij doli jashtë. Mirëpo, vetëm një minutë më vonë, Jakup Berisha kaloi Suharekën në epërsi për 1-0.

Besnik Batusha

Suhareka ka triumfuar 3-2 në udhëtim te Feronikel ’74 në kuadër të javës së 33 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Endrit Krasniqi krijoi rastin e parë serioz për mysafirët, pot goditja e tij doli jashtë.

Mirëpo, vetëm një minutë më vonë, Jakup Berisha kaloi Suharekën në epërsi për 1-0.

Pas gjysmëore lojë, mysafirët shënuan edhe golin e dytë, tani nëpërmjet Fitim Susurit.

Në minutën e 57-të, Suhareka shënoi edhe golin e tretë përmes Mevlan Zekës, duke thelluar rezultatin në 3-0.

Suhareka në minutën e 69-të mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, me çka edhe iu vështirësua fitorja.

Në minutën e 72-të, Nikli u kundërpërgjigj me anë të Qorrit për të ngushtuar epërsinë e Suharekës për 3-1.

Skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua dhe shënoi për 3-2 në minutën e 90+4-të, por që nuk ia dolën ta befasonin skuadrën mysafire.

Feronikeli ’74 tashmë ka rënë nga liga, pasi ka vetëm 15 pikë në vendin e fundit, ndërsa Suhareka po lufton të paktën për ta kapur barazhin, pasi ka 36 pikë, në vendin e parafundit, katër më pak se Llapi që është në zonën e barazhit.

FeronikeliSuhareka

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere