Sport Vendor

Agim Ademi vazhdon t’i mbajë të bashkuar yjet e Kombëtares së Kosovës

Agim Ademi vazhdon t’i mbajë të bashkuar yjet e Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll po kalon në një fazë jashtëzakonisht të mirë, dhe kjo falë rezultateve pozitive që ka arritur kohëve të fundit. Kosova, tashmë është shumë seriozisht në garë për kualifikim në Kampionatin Botëror, ani pse është në një garë me kombëtare shumë të forta si Zvicra e Suedia. Gjithsesi, kohëve të fundit

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës në futboll po kalon në një fazë jashtëzakonisht të mirë, dhe kjo falë rezultateve pozitive që ka arritur kohëve të fundit.


Kosova, tashmë është shumë seriozisht në garë për kualifikim në Kampionatin Botëror, ani pse është në një garë me kombëtare shumë të forta si Zvicra e Suedia.

Gjithsesi, kohëve të fundit janë folur disa pakënaqësi, derisa emri më i lakuar ishte ai i Arbër Zenelit që nuk u përfshi në ekip në dy ndeshjet e fundit me Zvicrën e Suedinë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka udhëtuar dje në Suedi, ku ka zhvilluar një takim me vet Zenelin, derisa e ka cilësuar si një futbollist që i ka dhënë dhe mund t’i jap shumë Kosovës edhe në të ardhmen.

Ademi, vazhdon t’i vlerësojë lartë këta futbollistë, derisa edhe pas mbarimit të karrierës së tyre ai nuk po i harron por po i angazhon me punë në Kombëtare.

Rasti është me Samir Ujkani, Anel Rashkaj, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjakun e Atdhe Nuhiun të gjithë të angazhuar me punë në FFK, derisa në rrugë të tyre janë edhe Arbër Zeneli e Valon Berisha që gjithashtu pas largimit nga kombëtarja pritet të jenë legjenda dhe të marrin një pozicion në futbollin kosovar. /GazetaSport

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere