Sport Vendor

Ballkani e mposht Dritën në Suharekë dhe e fut në krizë kampionin

Ballkani e mposht Dritën në Suharekë dhe e fut në krizë kampionin

Ballkani i Suharekës e ka mposhtur kampionen në fuqi të Kosovës, Dritën, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës. Të enjten gjatë ditës në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani fitoi 2:0, me nga një gol në secilën pjesë. Walid Hamidi e shënoi golin për 1:0 në minutënu e 39-të. Hamidi u gjend më

Besnik Batusha

Ballkani i Suharekës e ka mposhtur kampionen në fuqi të Kosovës, Dritën, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës. 

Të enjten gjatë ditës në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani fitoi 2:0, me nga një gol në secilën pjesë. 

Walid Hamidi e shënoi golin për 1:0 në minutënu e 39-të. 

Hamidi u gjend më së miri në tollovinë e krijuar në zonën e portierit të Dritës, Faton Maloku, dhe me goditje të saktë realizoi për epërsinë e suharekasve. 

Drita, që së shpejti nis rrugëtimin në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës, realizoi gol tre minuta më vonë me sulmuesin Arb Manaj. Por, goli i tij u anulua pas rishikimit të situatës në VAR. Gjyqtari Visar Kastrati vlerëosi se sulmuesi shtatlartë bëri ndërhyrje të palejuar gjatë një dueli. 

Për epërsinë 2:0 të Ballkanit në portën e vet gol gabimisht shënoi kapiteni Besnik Krasinqi. Krasniqi në minutën e 86-të, në tentim për ta larguar topin nga zona, e dërgoi atë prapa shpinës së portierit Maloku. 

Ballkani i dyti ka 12 pikë, një më pak se Dukagjini lider, kurse Drita mbetet në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit, me pesë pikë. 

E ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

BallkaniDrita

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere