Sport Vendor

Hasani e Gashijani vazhdojnë me Llapin

Hasani e Gashijani vazhdojnë me Llapin

Dy futbollistët cilësorë të Llapit, Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani, kanë vazhduar kontratat me skuadrën e Llapit. Hasani dhe Gashijani do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, deri në vitin 2027. Kështu ka njoftuar të shtunën skuadra llapjane. “Klubi ynë ndihet krenar që në gjirin e tij ka futbollistë të

Besnik Batusha

Dy futbollistët cilësorë të Llapit, Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani, kanë vazhduar kontratat me skuadrën e Llapit.

Hasani dhe Gashijani do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, deri në vitin 2027.

Kështu ka njoftuar të shtunën skuadra llapjane.

“Klubi ynë ndihet krenar që në gjirin e tij ka futbollistë të tillë, të cilët tashmë janë cilësuar si “diamantët e Llapit”, me pritshmëri që shumë shpejt të shndërrohen në emra të mëdhenj edhe në futbollin evropian. Një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e tyre ka pasur edhe trajneri Tahir Batatina, i cili u ka besuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdon të besojë se, me punën dhe përkushtimin e tyre, do të transferohen së shpejti në klube evropiane. Prania e tyre në skuadër është garanci për cilësi, spektakël dhe gola të jashtëzakonshëm në fushë”, ka shkruar Llapi.

Hasani së fundmi ishte i përfshirë për ndeshje kualifikuese të evropianit për grupmoshën U21 te Kosova.

Realizoi gol të bukur në disfatën 3:1 nga Spanja në “Fadil Vokrri”.

GashijaniHasani

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere