Sport Vendor

Malisheva i shkakton Ferizajt humbjen e katërt rresht

Malisheva i shkakton Ferizajt humbjen e katërt rresht

Ferizaj ka pësuar disfatën e katërt rresht në Superligën e Kosovës në futrboll. Pas humbjeve nga Ballkani, Dukagjini e Gjilani, Ferizaj të enjten pësoi disfatë edhe nga Malisheva me rezultat 3:1.Ndeshja Malisheva – Ferizaj i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit kosovar. Në fakt, Ferizaj kaloi në persi në minutën e 32-të me

Besnik Batusha

Ferizaj ka pësuar disfatën e katërt rresht në Superligën e Kosovës në futrboll. Pas humbjeve nga Ballkani, Dukagjini e Gjilani, Ferizaj të enjten pësoi disfatë edhe nga Malisheva me rezultat 3:1.
Ndeshja Malisheva – Ferizaj i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.

Në fakt, Ferizaj kaloi në persi në minutën e 32-të me golin e shënuar nga Ardit Iljazi. Por festa e ferizajasve zgjati shkurt. Katër minuta më vonë, Malisheva barazoi rezultatin nëpërmjet Arlind Veliut, derisa fitoren e vulosën dy golat e shpejtë në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të Assane Diatta shënoi për 2:1, derisa në minutën e 54-t, Altin Aliu vulosi fitoren e dytë për Malishevën në edicionin aktual të Superligës. 

Malisheva zë vendin e gjashtë me shtatë pikë, kurse Ferizaj ka një pikë më pak në vendin e tetë.

FerizajMalisheva

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere