Sport Vendor

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nderon heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nderon heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka marrë pjesë në homazhe për nder të 27 vjetorit të rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci. Ademi është parë në shoqëri edhe të numrit një të Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili njihet si një

Besnik Batusha

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka marrë pjesë në homazhe për nder të 27 vjetorit të rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Ademi është parë në shoqëri edhe të numrit një të Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili njihet si një tifoz i madh i kombëtares së Kosovës në futboll.

“27 vjet dhimbje e krenari, Feha e Xheva, bashkë në jetë, bashkë në përjetësi. Ata na udhëzuan se cila ishte rruga e lirisë, rruga e fitores, rruga e nderit me përkushtimin e pathyeshëm atdhetar.

Vitet, dekadat dhe shekujt do të rrjedhin, ndërsa liria jonë do të matet me flijimin epik që ia dhuruan kombit. Idealet e tyre jetësohen me punë të ndershme, fuqizimin e shtetit e barazi para ligjit”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere