Sport Vendor

Trajneri Chivu e lavdëron Aro Muriçin për paraqitjen e tij ndaj Interit

Trajneri Chivu e lavdëron Aro Muriçin për paraqitjen e tij ndaj Interit

Interi e mposhti mbrëmë Sassuolon me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A. Por, “Nerazzurri” kanë mundur të fitonin edhe më thellë, por këtë ua mohoi portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç. E paraqitjen e portierit shqiptar nga Mali i Zi nuk ka lënë pa e përmendur as

Besnik Batusha

Interi e mposhti mbrëmë Sassuolon me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Por, “Nerazzurri” kanë mundur të fitonin edhe më thellë, por këtë ua mohoi portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç.

E paraqitjen e portierit shqiptar nga Mali i Zi nuk ka lënë pa e përmendur as trajneri i Zikaltërve, Christian Chivu.

“Skuadra mund të bëjë më mirë, si në qarkullimin e topit ashtu edhe në thellësinë e sulmit. Nuk është e lehtë ta thyesh një bllok të ulët, por qëndrimi ishte i duhur dhe kemi treguar edhe cilësi. Për fat të keq pritjet e portierit të tyre nuk na lejuan të mbyllnim herët ndeshjen. E patëm përballë një portier në formë të shkëlqyer. Jam i kënaqur që arritëm të vuajmë deri në fund, është një provë karakteri”, deklaroi Chivu për “DAZN”.

Muriç u transferua në Itali nga Anglia gjatë kësaj vere dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij në fanellën e Sassuolos. 

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere