Sport Vendor

Albian Hajdari flet për herë të parë si futbollist dardan

Albian Hajdari flet për herë të parë si futbollist dardan

Kombëtarja e Kosovës i është shtuar një përforcim në mbrojtje. Ekipit tonë i është shtuar 22-vjeçari Albian Hajdari, i cili luan te skuadra gjermane, Hoffenheim. Si çdo herë FFK-ja ka publikuar një video mirëseardhjeje për talentin kosovar, i cili do të bëjë debutimin e tij zyrtar në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Hajdari, kishte përfaqësuar më parë

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës i është shtuar një përforcim në mbrojtje.

Ekipit tonë i është shtuar 22-vjeçari Albian Hajdari, i cili luan te skuadra gjermane, Hoffenheim.

Si çdo herë FFK-ja ka publikuar një video mirëseardhjeje për talentin kosovar, i cili do të bëjë debutimin e tij zyrtar në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Hajdari, kishte përfaqësuar më parë Zvicrën në të gjitha grupmoshat si dhe ishte ftuar në ekipin A nga Murat Yakin, mirëpo Hajdari vendosi në fund të i bashkohet Përfaqësueses tonë.

Kujtojmë se Kosova, do të zhvillojë të premten ndeshjen kualifikuese ndaj Sllovenisë në Prishtinë më 10 tetor dhe më pas ndaj Suedisë, më 13 tetor.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere