Sport Vendor

Barcelona monitoron Fisnik Asllanin, duhen më pak se 30 mln euro për transferimin e tij

Barcelona monitoron Fisnik Asllanin, duhen më pak se 30 mln euro për transferimin e tij

Ylli i Hoffenheim dhe Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga, ku ka realizuar 4 gola dhe ka treguar formë të lartë. Ai luajti një rol vendimtar në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë ku realizoi golin e vetëm dhe duke konfirmuar potencialin e tij si një nga talentet më premtues të

Besnik Batusha

Ylli i Hoffenheim dhe Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga, ku ka realizuar 4 gola dhe ka treguar formë të lartë.

Ai luajti një rol vendimtar në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë ku realizoi golin e vetëm dhe duke konfirmuar potencialin e tij si një nga talentet më premtues të futbollit kosovar.

Asllani ka një klauzolë lirimi aktive për verën e ardhshme, e cila është më pak se 30 mln euro dhe ky fakt e ka vënë atë në radar të klubeve të mëdha evropiane. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Barcelona vazhdimisht eshte duke e monitoruar me kujdes lojtarin dhe një ofertë për të është shumë e mundshme gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Fisnik Asllani duket se po përgatitet për një hap të madh në karrierë, ndërsa performancat e tij në Bundesliga dhe Kombëtaren e Kosovës po e bëjnë gjithnjë e më të kërkuar nga skuadrat elitare evropiane.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere