Sport Vendor

Bleart Tolaj, më i miri i xhiros në Superligë

Bleart Tolaj, më i miri i xhiros në Superligë

Futbollisti i Ballkanit, Bleart Tolaj, është shpallur më i miri i xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës. Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit. Tolaj i shënoi dy gola në fitoren 5:0 të Ballkanit në udhëtim ndaj Malishevës. Kjo ndeshje u zhvillua të martën. “Ndeshjet kundër

Besnik Batusha

Futbollisti i Ballkanit, Bleart Tolaj, është shpallur më i miri i xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit.

Tolaj i shënoi dy gola në fitoren 5:0 të Ballkanit në udhëtim ndaj Malishevës. Kjo ndeshje u zhvillua të martën.

“Ndeshjet kundër Malishevës janë gjithmonë të vështira dhe nuk e kemi pritur që fitorja do të ishte kaq e lehtë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, sepse nuk po mungojnë rezultatet. Jemi në rrugën e duhur për synimin tonë – të shpallemi kampionë”, ka thënë Tolaj pasi pranoi çmimin “Ylli i Javës”.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere