Sport Vendor

Dardanët me përkushtim maksimal para sfidës me Slloveninë

Dardanët me përkushtim maksimal para sfidës me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para ndeshjes së rëndësishme të së premtes kundër Sllovenisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, “Dardanët” kanë zhvilluar sot një tjetër seancë stërvitore me intensitet të lartë, ku

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para ndeshjes së rëndësishme të së premtes kundër Sllovenisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, “Dardanët” kanë zhvilluar sot një tjetër seancë stërvitore me intensitet të lartë, ku fokusi kryesor ka qenë në aspektin taktik dhe organizimin e lojës që pritet të zbatohet në këtë përballje vendimtare.

Atmosfera në skuadër është pozitive dhe futbollistët po tregojnë përkushtim maksimal për të qenë në formën më të mirë të mundshme për sfidën që mund të jetë përcaktuese për ecurinë e Kosovës në këtë cikël eliminator.

Me moral të lartë dhe dëshirë për fitore, Kosova synon që në “Fadil Vokrri” të shënojë një rezultat që do t’i mbajë gjallë shpresat për një kampanjë të suksesshme.

DardanëtKombëtarja e KosovësSllovenia

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere