Sport Vendor

Debutim i jashtëzakonshëm i Dritës në Ligën e Konferencës, merr barazim në Finlandë

Debutim i jashtëzakonshëm i Dritës në Ligën e Konferencës, merr barazim në Finlandë

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka debutuar me barazim në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Ekipi i drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, fitoi një pikë në udhëtimin e largët në Tampere të Finlandës kundër KuPS-it. Ndeshja KuPS – Drita u zhvillua të enjten mbrëma, ndërsa përfundoi baras, 1:1. Golin që ia

Besnik Batusha

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka debutuar me barazim në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, fitoi një pikë në udhëtimin e largët në Tampere të Finlandës kundër KuPS-it. Ndeshja KuPS – Drita u zhvillua të enjten mbrëma, ndërsa përfundoi baras, 1:1.

Golin që ia siguroi një pikë Dritës e shënoi Albert Dabiqaj. Ai në minutën e 80-të shënoi golin e barazimit me kokë.

Golin për KuPS-in e shënoi sulmuesi polak, Piotr Parazyszek, në minutën e 75-të. Ishte goli i epërsisë 1:0, por Dabiqaj më pas shënoi për rezultatin përfundimtar, 1:1.

DritaKuPS

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere