Sport Vendor

Futbollisti serb: Shqipëria ekip i mirë por ne jemi më të mirë, do ta shihni

Futbollisti serb: Shqipëria ekip i mirë por ne jemi më të mirë, do ta shihni

Serbia dhe Shqipëria po bëhen gati për përballjen e tyre të dytë brenda një muaji. Në shtator dy Kombëtaret barazuan pa gola në Tiranë, ndërsa këtë të shtunë do të ballafaqohen mes vete në Leskovc, po ashtu në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. E për sfidën me Kuqezinjtë për uebfaqen zyrtare të Federatës Serbe

Besnik Batusha

Serbia dhe Shqipëria po bëhen gati për përballjen e tyre të dytë brenda një muaji.

Në shtator dy Kombëtaret barazuan pa gola në Tiranë, ndërsa këtë të shtunë do të ballafaqohen mes vete në Leskovc, po ashtu në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

E për sfidën me Kuqezinjtë për uebfaqen zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit ka folur futbollisti i ri serb, Veljko Milosavljević, i cili u ftua nga selektori Dragan Stojkovic për sfidat e tetorit.

“E pashë ndeshjen në Tiranë, ata janë një ekip vërtet i mirë, por mendoj se ne kemi lojtarë më të mirë dhe se jemi me cilësi më të mirë. Besoj se do ta tregojmë në fushë. Mendoj se duhet ta shohim vetëm veten dhe mënyrën se si do të luajmë”, deklaroi futbollisti i Bournemouthit. 

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere