Sport Vendor

Infantino pas medaljes së nderit: Prishtina sot është kryeqyteti i futbollit të botës

Infantino pas medaljes së nderit: Prishtina sot është kryeqyteti i futbollit të botës

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino sot ka pranuar medaljen e nderit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Infantino që njihet si një mik i madh i futbollit të Kosovës, njihet edhe si presidenti që e pranoi FFK-në në FIFA. Ai ka thënë se Prishtina sot është kryeqyteti i futbollit të botës dhe është i nderuar

Besnik Batusha

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino sot ka pranuar medaljen e nderit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Infantino që njihet si një mik i madh i futbollit të Kosovës, njihet edhe si presidenti që  e pranoi FFK-në në FIFA.

Ai ka thënë se Prishtina sot është kryeqyteti i futbollit të botës dhe është i nderuar për këtë çmim.

“Jam shumë i nderuar. Prishtina sot është kryeqyteti i futbollit të Botës. Jam krenar që si president i FIFA-së e kam pranuar Kosovën dhe i kam uruar mirëseardhje në familjen e FIFA-së.

Keni punuar shume dhe ne do të jemi gjithmonë afër jush. Më vjen keq që sot nuk mund të flas në gjuhen shqipe pasi ende nuk e kam mësuar sa duhet, por shpresoj që herën tjetër kur të vij do t’ju adresohem në shqip’, ka thënë ndër të tjera Infantino.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere