Sport Vendor

Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit për ndeshjen me Slloveninë

Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit për ndeshjen me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës do t’i kompletojë sonte përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë, e cila do të luhet nesër mbrëma në Prishtinë. Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna dhe kanë ushtruar në stadiumin kryesor të kryeqytetit para sfidës së rëndësishme me sllovenët. Verdhekaltrit do të ushtrojnë nga ora 17:00, ndërsa paraprakisht prej orës 16:30 do

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës do t’i kompletojë sonte përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë, e cila do të luhet nesër mbrëma në Prishtinë.

Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna dhe kanë ushtruar në stadiumin kryesor të kryeqytetit para sfidës së rëndësishme me sllovenët.

Verdhekaltrit do të ushtrojnë nga ora 17:00, ndërsa paraprakisht prej orës 16:30 do të mbajë konferencë për media selektori Franco Foda.

Ndërkaq, sllovenët do të mbajnë konferencë për shtyp nga ora 20:00, ndërsa do ta mbajnë edhe një seancë të lehtë stërvitore sot.

Kosova humbi nga Zvicra dhe e mposhti Suedinë në ndeshjet e shtatorit, ndërsa mbetet në garë për vendin e dytë, i cili e mundëson “play-off”-in për kualifikim eventual në Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere