Sport Vendor

“Dardanët” me njoftim të rëndësishëm rreth biletave për anëtarët e tyre

“Dardanët” me njoftim të rëndësishëm rreth biletave për anëtarët e tyre

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm, një ditë para ndeshjes Kosovë -Zvicër që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” njoftuan se sot do të fillojë shpërndarja e biletave. Njoftimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje: Sot, fillon shpërndarja e biletave për anëtarët tonë për ndeshjen kundër Zvicrës që luhet

Besnik Batusha

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm, një ditë para ndeshjes Kosovë -Zvicër që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” njoftuan se sot do të fillojë shpërndarja e biletave.

Njoftimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

Sot, fillon shpërndarja e biletave për anëtarët tonë për ndeshjen kundër Zvicrës që luhet nesër mbrëma, e që mbyll ciklin historik të këtij grupi. Siç është bërë praktikë tani e një kohë, biletat do të shpërndahen te fanclub-i ynë në kryeqendër, si dhe në qytetet ku ndodhën përfaqësuesit tanë.

Para pushimit të gjatë katër-mujor deri në ndeshjet e playoff-it të muajit mars, le ta mbyllim nesër në mënyrë çfarë na ka hije këtë grup kualifikues, siç kemi dëshmuar tani e sa kohë, duke luajtur me plot dinjitet e si rrjedhojë duke e përfaqësuar dhe duke bërë të ndihet fort i dinjitetshëm një popull të tërë.

Armata dardane siç pushtoi çdo stadium këto muaj nëpër Evropë, edhe nesër do ta thotë fjalën e vete.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere